Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

VIDEO/ Fundjavë fantastike, 3 legjionarë i përgjigjen me gola Sylvinhos

Fundjava që sapo lamë pas ka qenë shumë pozitive për disa prej futbollistëve kuqezi që janë pjesë e kampionateve europiane. Nga mbrojtja në sulm, nga, Ismajli, Hysaj, Balliu, Gjimshiti e Mitaj. Tek Asllani, Bajrami, Gjasula, Ramadani e Laçi, Muçi, Uzuni, Asani e Sadiku. Thuajse të gjithë lojtarët shqiptarë kanë pasur minutat e tyre nën këmbë.

 

Sulmuesi shqiptar i Granadës, Myrto Uzuni e mbylli në mënyrën më të mirë të mundshme kampionatin me ekipin e tij. Duke fituar titullin kampion, duke u ngjitur në La Liga në edicionin e ardhshëm, por edhe duke u shpallur golashënuesi më i mirë në Ligën e dytë të Spanjës. Djaloshi shqiptar realizoi golin e 23-të të këtij edicioni futbollistik në takimin e fundit që Granada zhvilloi kundër Leganes.

 

Ftesën e trajnerit Silvinjo e ka përshëndetur edhe sulmuesi kuqezi Jasir Asani. Futbollisti nga Shkupi është rikthyer te goli në kampionatin korean, aty ku me skuadrën e Guangju realizoi golin e dytë të sfidës. Edhe mbrojtësi kuqezi Elseid Hysaj, ishte protagonist këtë fundjavë me Lazion, në takimin kundër Cremoneses në Serie A. Shkodrani kaloi në avantazh Lazion që në minutën e 4’ të takimit. Sipas Sofascore, Hysaj është vlerësuar me notën 7.3.

Lexo edhe:

Në kampionatin italian u vunë përballë këtë fundjavë dy kuqezinjtë, Berat Gjimshiti e Kristjan Asllani, ku në fund buzëqeshi mesfushori i Interit. Asllani iu afrua edhe golit në minutën e 85-të. Pas një asisti të mirë nga Gosens, mesfushori shqiptar provoi me të majtën në hyrje të zonës, por topi shkoi ngjitur me shtyllën.

 

Mario Mitaj ishte një nga më të mirët në fushë në radhët e Lokomotivës së Moskës. SofaScore e vlerëson me notën 7.3 djaloshin kuqezi. Minuta kishin edhe lojtarët e tjerë të kombëtares shqiptare, që duket se ishin mjaft në formë këtë fundjavë pas ftesës së trajnerit Silvinjo. Shqipëria do të luajë dy sfidat e radhës ndaj Moldavisë (17 qershor, Air Albania) dhe Ishujve Faroe, në transfertë (20 qershor). Duele të vlefshme për kualifikueset e kampionatit europian ‘Gjermani 2024’.

Lajme të tjera

Kosovë

Aventurë e re për Arijanet Muric, portierin titullar të përfaqësueses së Kosovës. 25-vjeçari dardan do të jetë pjesë e Ipswichit në katër sezonet e...

Ligue 1

Joao Nevesit do të jetë goditja e madhe e PSG-së në mesfushë. Talenti portugez kërkohet me ngulm nga trajneri Luis Enrique. 19-vjeçari është pjesë...

La Liga

Pedri, ishte mungesa e madhe e Spanjës në ndeshjet më të rëndësishme të Euro 2024, me mesfushorin që u dëmtua pas një përplasje të...

Angli

Manchester United vazhdon të jetë aktiv në merkato dhe pas zyrtarizmit të sulmuesit Joshua Zirkzee, tashmë fokusi kryesor është kthyer në repartin e mbrojtjes....