Connect with us

Hi, what are you looking for?

Carabao Cup

VIDEO/ Futbolli anglez rikthehet me spektakël, City shkurorëzon Liverpoolin në EFL Cup

Manchester City-Liverpool është kthyer në ndeshjen më të bukur në planet, pavarësisht nëse dy skuadrat më të forta angleze përballen në kampionat, Champions apo në ndonjë duel Kupe. Në “Etihad Stadium” u zhvillua takimi për një biletë në çerekfinalet e EFL Cup, raund në të cilin kaloi City pas triumfit 3-2.

Përballja ishte spektakolare, plot gola dhe raste, madje nuk mungoi edhe tensioni. Erling Haaland zhbllokoi takimin në minutën e dhjetë, por “The Reds” barazuan me anë të Fabio Carvalho në një pjesë të parë fantastike. E tillë nisi edhe e dyta, Riyad Mahrez tundi rrjetën e ekipit mik, që reagoi menjëherë.

Darwin Nunez, i cili humbi disa raste në këtë ndeshje, kreu një sprint fantastik, la pas spanjollin Laporte dhe ia bëri të lehtë Momo Salah të barazonte një minuta pas avantazhit të “Cityzens”. Gjithsesi, kampionët në fuqi të Anglisë gjetën golin e fitores pas një ore lojë. Kevin De Bruyne regjistroi asistin e dytë duke gjetur Nathan Ake, i cili me kokë vulosi triumfin e City, që shkurorëzon Liverpoolin si fituesja në fuqi e EFL Cup.

EFL CUP

Manchester City-Liverpool 3-2 (Haaland 10′, Mahrez 47′, Ake 58′ / Carvalho 20′, Salah 49′)

Kronika e ndeshjes:

 84′ City pranë golit të katërt, rrezikon me De Bruyne dhe Foden, shpëton Liverpooli.

 

 78′ Tension në fushë me protagonistë Rodrin dhe Fabinho, përfshihen edhe lojtarët e tjerë. Gundogan shtyn lojtarin brazilian.

 

 72′ Darwin Nunez niset bukur në krahun e djathtë, por nuk ia del të shenjëstrojë portën vendase duke humbur një mundësi tepër të mirë.

 

 58′ Goooooooooooool. City rikthehet në avantazh. Asisti i dytë i Kevin De Bruyne, tani është radha e Nathan Ake të shënojë me kokë. City-Liverpool 3-2. 

 

 48′ Goooooooool. Liverpooli reagon menjëherë. Darwin Nunez “djeg” në shpejtësi Laporte dhe dhuron një asist fantastik për Momo Salah, i cili rikthen baraspeshën. 

 

 47′ Gooooooooooooool. Manchester City rikthehet në fushë me gol. Asist i Rodrid dhe finalizim shumë i bukur i Riyad Mahrez.

 

 45+2′ “The Reds” kërcënojnë portën vendase me Nunez, devijimi i sulmuesit uruguian nuk është i saktë.

 

 42′ Reagon Liverpooli, por gjuajtja e Darwin Nunez përfundon jashtë.

 

 37′ De Bruyne i papërmbajtshëm në krahun e djathtë. Ylli belg kroson në zonë, Nathan Ake “zhytet” me kokë, gryshton Kelleher.

 

 36′ Dalje e City nga krahu i djathtë, De Bruyne gjen Gundogan në zonë, por mesfushori gjerman nuk ia del të mposhtë irlandezin Kelleher.

 

 20′ Gooooooooooool. Avantazhi i ekipit të Guardiolës zgjat vetëm 10 minuta. Liverpooli gjen golin e barazimit me anë të Fabio Carvalho, i cili ktheu në gol një asist të James Milner. 

 

 15′ Darwin Nunez ndalet nga shtylla, ndërkohë që nuk vlen aksioni i Liverpoolit për pozicion të parregullt.

 

 10′ Gooooooool. Haaland nuk gabon më duke zhbllokuar takimin pas një topi të marrë nga Kevin De Bruyne. City në avantazh. 

 

 6′ Tjetër mundësi e mirë për Man City, por 20-vjeçari Cole Palmer nuk e shfrytëzon.

 

 1′ Vetëm 18 sekonda dhe rasti i parë për vendasit. Ilkay Gundogan nis bukur Erling Haaland, sulmuesi norvegjez tenton një parabolë i vetëm ndaj portierit, por gabon dhe nxjerr topin jashtë.

 

Pep Guardiola dhe Jurgen Klopp kanë zgjedhur titullarët e duelit Manchester City-Liverpool, i vlefshëm për një biletë në çerekfinalet e EFL Cup, përballja që do transmetohet në SuperSport 2 (21:00).

Trajneri spanjoll i ka besuar një fanellë titullari në sulm 20-vjeçarit Cole Palmer, ndërsa mes shtyllave të kampionëve në fuqi të Anglisë do të luajë gjermani Stefan Ortega.

Modifikime edhe në formacionin e “The Reds”. Klopp ka zgjedhur “veteranin” James Milner në krahun e djathtë të mbrojtjes, teksa do e nisë nga minuta e parë në mesfushë edhe 18-vjeçari Stefan Bajcetic.

FORMACIONET ZYRTARE

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...