Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Gabriel Barbosa heroi i finaleve, i dhuron Flamengos një tjetër Libertadores

Festë te Flamengo dhe lot tek Athletico Pararaense. Dy skuadrat braziliane u përballën në finalen e Kupës Libertadores që u zhvillua në Guayaquil të Ekuadorit. Sfida përfundoi 1-0 për Flamengon, që festoi pas golit të Gabriel Barbosës në minutat shtesë të pjesës së parë (45+4’).

Sulmuesi i Interit përfitoi një asist të bukur nga Everton Ribeiro dhe dërgoi topin në rrjetë, duke ndezur festën e tifozëve “Mengao”. Pak minuta më parë (43’), Athletico Pararaense mbeti me dhjetë lojtarë pas daljes me karton të kuq të Pedro Henrique (dy të verdhë).

I kuqi dhe goli i pësuar ia vështirësuan misionin skuadrës së Luiz Felipe Scolarit, që duhet të presë ende për të shijuar suksesin e parë në Libertadores, trofe që u fitua për herë të dytë në katër vitet e fundit nga Flamengo (trofeu i tretë në histori).

Djemtë e Dorival Silvestre Junior vendosën një rekord të veçantë në kompeticionin më prestigjioz të futbollit latin, pasi janë skuadra e parë që ia del të fitojë trofeun duke fituar çdo ndeshje që prej raundit të 1/8-ve.

Natë magjike edhe për Gabriel Barbosën. Ish-sulmuesi i Interit i dhuroi një tjetër Libertadores skuadrës historike nga Rio de Janeiro. Në vitin 2019 vendosi finalen dramatike ndaj River Plate me dygolëshin e tij, ndërkohë që realizoi edhe në finalen e vitit të kaluar të vetmin gol të Flamengos në humbjen 2-1 ndaj Palmeiras.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...