Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

VIDEO/ Gafë e portierit të Fiorentinës, Milani edhe më pranë titullit

Një gol i Rafael Leaos i dhuroi fitoren 1-0 Milanit ndaj Fiorentinës në një “San Siro” me mbi 71 mijë tifozë kuqezinj. Portugezi përfitoi nga një largim i topit i pasaktë nga ana e portierit Terracciano tetë minuta përpara fundit të ndeshjes.

22-vjeçari nuk fali, dërgoi topin në rrjetë dhe gjeti golin e dhjetë sezonal në Serie A, duke u bërë portugezi i pestë që arrin numrin dyshifror të golave në kampionatin italian dhe i pari që ia del pa mbushur 23 vjeç.

Theo Hernandez shënoi në minutën e shtatë, por goli ishte i parregullt. Oliver Giroud pati një shans të artë në pjesën e parë pas asistit të Kessie, por u ndal nga portieri Terracciano.

Stefano Pioli hodhi në fushë Ibrahimovic dhe Rebic në pjesën e dytë. Maignan mbajti kuqezinjtë në lojë në minutën e 76-të me një pritje fantastike ndaj goditjes me kokë të Cabral.

Për t’i dhënë Milanit triumfin e tretë radhazi mendoi Leao, i cili realizoi golin që afron ekipin e famshëm me titullin kampion. Diferenca me Interin (ka luajtur një ndeshje më pak) ka shkuar 5 pikë dhe Milanit i nevojiten 7 pikë në tre takimet e mbetura, për të nisur festën e titullit, që në Milanello mungon prej 11 vitesh.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...