Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Gattuso nuk ndryshon kurrë, si i hakërrehet dy lojtarëve të tij

Valencia zhvilloi një ndeshje shumë të mirë ndaj Barcelonës, por në fund doli pa pikë pas golit të Robert Lewandowskit në minutat shtesë. Gennaro Gattuso foli për Dazn në lidhje me disfatën e hidhur në “Mestalla”, duke mos e kursyer një mesazh për lojtarët e tij.

Kur luan me ekipe si Barcelona, ​​nuk të falen gabimet, nuk mund të gabosh. Skuadra ishte e guximshme, thjesht duhet të vazhdojmë kështu. Ekipi është i gjallë, loja është e mirë dhe mentaliteti i duhuri.

Duhet të flasim pak dhe të punojmë shumë. Valencia është një klub historik që ka luajtur finale të Champions League dhe ka fituar kampionate. Duhet të falënderojmë tifozët, të vazhdojmë me këtë stil dhe të marrim rezultate pozitive.

Më vjen keq për rezultatin, por jam shumë i lumtur që punoj në një klub si ky”, deklaroi ish-mesfushori i Milanit, i cili u bë sërish protagonist gjatë ndeshjes, pasi një tip gjaknxehtë si ai nuk ndryshon kurrë.

Ishte minuta e 72’, Gattuso kishte përgatitur dy zëvendësime, por Samu Castillejo dhe Toni Lato po vonoheshin. Një gjë e tillë tërboi trajnerin kalabrez, i cili u kërkoi të nxitonin për t’u futur në fushë në stilin e tij siç dallohet në videon e mëposhtme.

Lajme të tjera

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Kombëtare

Mjaft i dëshpëruar u shfaq trajneri Sylvinho në intervistën për SuperSport, pas humbjes minimale në Poloni. Trajneri brazilian nuk i kurseu komplimentet për atë...

Premier League

Tottenham shkarkon Conten. Lajmi ishte në ajër prej ditësh por mbrëmjen e të dielës ka ardhur edhe zyrtarizimi i prishjes së bashkëpunimit mes palëve....

Euro 2024

Shqipëria e nis me humbje edicionin e ri të kualifikueseve të Euro 2024, duke u mundur minimalisht 1-0 në Varshavë. Një gol i shënuan...