Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

VIDEO/ Gjermania e mbyll raundin si kreu i Grupit A, siguron kualifikimin edhe Zvicra

Gjermania vuan, por në fund ia del të evitojë humbjen përballë Zvicrës duke ruajtur edhe vendin e parë në Grupin A, me takimin që përfundoi 1-1 në Frankfurt.

Një ndeshje shumë e luftuar nga të dyja skuadrat, teksa në pjesën e parë vendasit shënuan fillimisht në minutën e 17-të, por goli i Andrich u anulua në fund. Një moment që vendosi në lëvizje të dyja skuadrat, teksa me kalimin e minutave Zvicra fitoi terren dhe realizoi golin e avantazhit me anë të sulmuesit Ndoye në minutën e 28-të.

Me këtë gol u mbyll pjesa e parë, ndërsa në fraksionin e dytë Gjermania ndryshoi ritmin duke kërkuar vazhdimisht golin e barazimit, ndërsa në krahun tjetër Zvicra kërkoi të shfrytëzonte hapësirat në metrat e fundit të skuadrës së Nagelsmann.

Në frymën e fundit, Gjermania evitoi humbjen falë golit të Fullkrug, me lojtarin e Borussia Dortmund, që shënoi në minutën e 90+2.

Me këtë barazim, Gjermania ruan vendin e parë, duke mbyllur fazën e grupeve me shtatë pikë, ndërsa Zvicra e mbyll Grupin A në kuotën pesë pikëve.

Zvicër-Gjermani (1-1)

EURO 2024

90+2’-Goool! Fullkrug shënon me kokë dhe barazon për Gjermaninë.

29’-Goool! Ndoye gjen rrugën drejt rrjetës dhe i jep avantazhin Zvicrës.

 

Lexo edhe:

Formacionet zyrtare:

Lajme të tjera

Kosovë

Aventurë e re për Arijanet Muric, portierin titullar të përfaqësueses së Kosovës. 25-vjeçari dardan do të jetë pjesë e Ipswichit në katër sezonet e...

Ligue 1

Joao Nevesit do të jetë goditja e madhe e PSG-së në mesfushë. Talenti portugez kërkohet me ngulm nga trajneri Luis Enrique. 19-vjeçari është pjesë...

La Liga

Pedri, ishte mungesa e madhe e Spanjës në ndeshjet më të rëndësishme të Euro 2024, me mesfushorin që u dëmtua pas një përplasje të...

Angli

Manchester United vazhdon të jetë aktiv në merkato dhe pas zyrtarizmit të sulmuesit Joshua Zirkzee, tashmë fokusi kryesor është kthyer në repartin e mbrojtjes....