Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

VIDEO/ Gjermania e nis me goleadë, Skocia “kafshatë” e lehtë për “Panzerat”

Fitore bindëse e Gjermanisë ndaj Skocisë në ndeshjen hapëse të Euro 2024. “Panzerat” u shfaqën me gjithë furinë e tyre në “Allianz Arena” të Mynihut, duke fituar me rezultatin e thellë 5-1.

Një ndeshje e komanduar që në minutat e para nga vendësit, që realizuan dy gola të shpejtë me Wirtz dhe Musialën. Gjithçka mori fund për Skocinë në fundin e pjesës së parë kur Porteous mori karton të kuq dhe Havertz realizoi të tretin.

Në pjesën e dytë shënuan Fullkrug dhe Emre Can për vendësit, ndërsa autogoli i Rudigerit u vlejti vetëm për statistikë skocezëve.

Golat

Gjermani – Skoci 5-1

Gjermania, e papërmbajtshme në minutat e para në ndeshjen hapëse të Europianit, përballë Skocisë. Florian Wirtz zhbllokoi takimin me një goditje të zgjuar nga vija e 11 metrave.

Pas vetëm 19 minutave lojë vjen edhe goli i dytë i realizuar nga Musiala.

Vjen goli i tretë, i shënuar nga Havertz me 11-m. Skocia me një lojtar më pak, Porteous ndëshkohet me karton të kuq.

Tjetër gol për Gjermaninë, realizon Fullkrug, 4-0.

Skocia shkurton diferencën në 4-1, autogol i Rudigerit.

Vjel goli i rezultatit përfundimtar 5-1, shënon Emre Can.

Formacionet:

Lajme të tjera

Featured

Thomas Strakosha është zyrtarisht lojtari më i ri i skuadrës së AEK Athens. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë klubi grek përmes rrjeteve sociale,...

Merkato

Roberto De Zerbi ka nisur aventurën në stolin e Marseille, teksa në krye të listës së përforcimeve ka vendosur sulmuesin e talentuar të Interit...

Legjionarët

Etrit Berisha drejt Serisë B. Gardiani 35-vjeçar shqiptar është i lirë, pasi i ka përfunduar kontrata me Empolin, ku edhe mbylli sezonin e aktual,...

Futboll

Ronald Koeman ka konfirmuar se ai synon të vazhdojë punën e tij si trajner i Holandës, pavarësisht faktit se së fundmi gruaja e ti...