Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Leksione “fair play” nga Rumania, nuk shënon pas dëmtimit të portierit

Një gjest i rrallë “fair-play” ka ndodhur në futbollin rumun. Sepsi fitoi 2-0 ndaj Petrolulit falë dygolëshit të “veteranit” Mario Rondon (16’, 56’). Në minutat shtesë të pjesës së parë, ekipi vendas kishte një mundësi tepër të mirë për të dyfishuar.

Gjatë një krosimi nga krahu i majtë u dëmtua portieri i Petrolulit, Octavian Valceanu. Lojtari i Sepsit, Cosmin Matei e pati tepër të thjeshtë të dërgonte topin në rrjetë, por ai nuk mund të shënonte në kushte të tilla.

31-vjeçari rumun, i cili ka provuar të veshë edhe fanellën e Kombëtares vite më parë, pa dëmtimin e portierit kundërshtar, ndali lojën dhe dërgoi topin jashtë, veprim që u duartrokit dhe u vlerësua nga lojtarët dhe tifozët.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...