Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

VIDEO/ Gjimshiti titullar, katër gola për 16’ në Atalanta-Spezia

Atalanta po përballet me Spezian në ndeshjen e raundit të 1/8-ve në Kupën e Italisë. Sfida në Bergamo ka nisur plot emocione, teksa janë shënuar katër gola brenda 16 minutave.

 

Nigeriani Ademola Lookman zhbllokoi takimin në minutën e dhjetë, ndërkohë që dyfishoi dy minuta më vonë me një diagonale të saktë. Spezia reagoi përkohësisht dhe shkurtoi rezultatin me anë të Albin Ekdal (14’).

 

Atalanta nuk i ndali sulmet dhe në minutën e 26’ realizoi golin e tretë. Aksion shumë i bukur, kombinime fantastike të djemve të Gasperinit dhe finalizim i Hans Hateboer.

 

Berat Gjimshiti e ka nisur si titullar këtë përballje. Atalanta kryeson 3-1 dhe është shumë afër sigurimit të kualifikimit në çerekfinale.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...