Armando Broja e filloi si titullar takimin Southampton-Norwich, që përfundoi me fitoren 2-0 të ekipit të tij. Rezultati pozitiv i pestë radhazi për vendasit, që e zgjidhën shumë thjeshtë takimin kundër ekipit të vendit të fundit.
Sulmuesi i talentuar shqiptar dha sinjalin e parë në minutën e 15-të. 20-vjeçari rikuperoi një top në zonën kundërshtare, lëvizi bukur, por gjuajtja e tij nuk pati forcë dhe ishte qëndrore.
Djaloshi nga Malësia e Madhe u shfaq i rrezikshëm edhe në minutën e fundit të pjesës së parë. Broja u nis bukur nga krahu i majtë, por u tregua egoist duke gabuar gjithçka në fund.
Sulmuesi iu shkëput bukur mbrojtjes mike në minutën e 49-të dhe hodhi një top një zonë, por mbrojtja largoi rrezikun. Mundësia tjetër u krijua në minutën e 79-të.
Broja krijoi hapësirë me lëvizjen e tij, mori një pasim dhe tentoi të befasonte portierin e Norwich, por mbrojtja e Norwich ishte në gatishmëri. Një minutë më vonë erdhi zëvendësimi, moment që u shoqërua nga duartrokitjet e tifozëve të pranishëm në “St. Mary’s Stadium”.