Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

VIDEO/ Gjuajti me shkelma tifozin e Everton, policia nis hetimet për trajnerin e Crystal Palace

Një ngjarje e shëmtuar është filmuar nga kamerat pasi Everton siguroi mbijetesën në Premier League në fitoren me përmbysje me rezultatin 3-2 ndaj Crystal Palace mbrëmjen e së enjtes, pas së cilës tifozët u dyndën në fushën e lojës.

Trajneri i Crystal Palace, Patrick Vieira, u përplas me një nga tifozët që u futën në fushën e “Goodison Park”, ndërsa nga pamjet francezi shihet duke goditur me shkelma personin në fjalë.

Tifozi i Everton dukej se po tallej me 45-vjeçarin, ndërsa tekniku ishte duke ecur nëpër fushë. Vieira nuk i duroi fjalët e tij dhe si reagoi duke e goditur. I pyetur në lidhje me incidentin francezi u shpreh: “Nuk kam asgjë për të thënë për këtë”.

Ndërkohë menjëherë pas bërjes publike të filmimeve nga ky moment, ndaj ngjarjes ku është përfshirë francezi ka nisur një hetim policor.

“Ne po punojmë me Everton për të mbledhur të gjitha pamjet e disponueshme dhe po flasim me dëshmitarët. Nuk ka pasur ankesa deri më tani, formalitetet dhe hetimi i incidentit janë në vazhdim.”-thuhet në njoftimin e policisë së Merseyside.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...