Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

VIDEO/ Godet ish-lojtari i Tiranës, shënon Rrahmani! Futbollistët shqiptarë protagonist në Rumani

Florent Hasani dhe Albion Rrahmani ishin protagonistë me Rapidin e Bukureshtit në Rumani, edhe pse dyshja nuk mundi të shmangte disfatën e skuadrës ndaj Cluj në shtëpi me shifrat 1-4. Ishte pikërisht, Rrahmani ai që shënoi golin e nderit për Bukureshtin kur rezultati ishte 0-4.

Lexo edhe:

Në atë aksion, fillimisht goditi Hasani, me portierin që grushtoi dhe aty përfitoi ish-lojtari i Ballkanit. Për Rrahmanin, ky ishte goli i 15 në këtë sezon ndërsa 23-vjeçari ka në llogarinë e tij edhe tre asistë. Sa i takon Florent Hasanit, ish-lojtari i Tiranës e nisi këtë ndeshje nga stoli dhe u aktivizua në minutën e 70 ndërsa mbetet ende në kërkim të golit të parë me rumunët.

Kujtojmë se pjesë e Rapidit të Bukureshtit është edhe Ermal Krasniqi që këtë ndeshje e nisi gjithashtu nga stoli dhe u aktivizua në minutën e 63.

Lajme të tjera

Futboll

Jose Mourinho është gati të kthehet në pankinë, pas shkarkimit nga Roma muaj më parë. Portugezi do të marrë drejtimin e Beshiktashit, ekip ku...

Premier League

Brighton zyrtarizon largimin e De Zerbit. Klubi anglez ka bërë me dije nëpërmjet një komunikate zyrtare, se trajneri italian do të largohet në fund...

Featured

Me një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare të klubit, presidenti i Inter-it, Steven Zhang u shkruan tifozëve, duke pranuar vështirësitë financiare...

Serie A

Milani ndan mendjen për trajnerin e ri. Klubi kuqezi duket i vendosur të mbyllë bashkëpunimin me Stefano Piolin në fund të sezonit dhe duket...