Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

VIDEO/ Goditi me grusht arbitrin në Turqi, reagon Federata dhe Erdogan: Pezullohet futbolli!

Një ngjarje tejet e rëndë u regjistrua në futbollin turk mbrëmjen e së hënës. Presidenti i klubit të Superligës turke Ankaragucu, Fati Koca, goditi pas përfundimit të ndeshjes me Rizespor, arbitrin kryesor Halil Umut Meler. Gjithçka ndodhi pas një goli të skuadrës së Rizespor që barazoi rezultatin në 1-1 në minutën e 97.

Nervat e presidentit të Ankaragucu nuk mbajtën dhe Fati Koca u fut menjëherë në fushë duke goditur me grusht në fytyrë arbitrin i cili u shemb në tokë. Gjyqtari u dërgua në spital për të marrë trajtimin e nevojshëm, ndërsa nga ana tjetër, presidenti u ndalua nga forcat e rendit.

Pas kësaj ngjarje, reagoi presidenti Recep Tayyip Erdogan i cili dënoi dhunën dhe i uroi shërim të shpejtë arbitrit Meler. Ndërkohë, pak orë më pas, presidenti i Federatës së Futbollit në Turqi deklaroi se sporti nuk ka lidhje me dhunën ndërsa konfirmoi se për momentin futbolli në Superligën turke është i pezulluar pa afat.

Lajme të tjera

Futboll

Vinicius Junior ka përfunduar në shënjestrën e ish-futbollistit brazilian, Carlos Alberto Gomes, i njohur si Pintinho. Ky i fundit që ka bërë karrierë në...

Euro 2024

Një përplasje e rëndë ndodhi në ndeshjen Skoci-Hungari, me lojtarin e hungarezëve Barnabas Varga që ka rënë pa ndjenja në tokë pas tronditjes së...

Kombëtare

Armando Broja do të largohet nga Chelsea këtë verë. Për sulmuesin ka patur oferta nga disa skuadra europiane, por SuperSport mëson ekskluzivisht nga burime...

Euro 2024

Trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente tha për mediet në prag të ndeshjes ndaj Shqipërisë që luhet këtë të hënë për llogari të...