Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

VIDEO/ Goditje spektakolare nga distanca, shtylla i mohon golin e parë “spanjoll” Uzunit

Myrto Uzuni ishte sërish titullar për Granadën dhe qëndroi në fushë për 90 minuta në transfertën ndaj Sevillas, megjithatë klubi i tij u mposht 4-2, pasi pësoi dy gola në minutat shtesë dhe pa t’i rrëshqiste barazimi nga duart.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare u aktivizua si mesfushor krahu në sfidën ndaj andaluzianëve dhe bëri një paraqitje mjaft të mirë, teksa në minutën e 86’ shtylla i mohoi një gol spektakolar, që do të ishte edhe i pari i tij në kampionatin spanjoll.

Pas një topi të marrë nga mbrojtja, Uzuni lëviz mirë mbi vijën e zonës dhe lëshon një goditje me hark, duke mposhtur portierin Bono, megjithatë nuk i bëri llogaritë me shtyllën, që i mohoi kënaqësinë e golit.

Granada lufton për mbijetesën në La Liga dhe javën e ardhshme do të përballet me Levanten, ku do të ketë edhe një derbi shqiptar mes Myrto Uzunit dhe Enis Bardhit, me sulmuesin kuqezi që do të provojë të gjejë edhe golin e parë me klubin spanjoll.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...