Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

VIDEO/ Gol dhe asist, futbollisti shqiptar konfirmohet në Angli

Anis Mehmeti është protagonisti absolut i skuadrës së Wycombe në Ligën e Parë angleze. Futbollisti shqiptar udhëhoqi ekipin në suksesin shtëpiak me shifrat 2-0 ndaj Portsmouth teksa fillimisht shënoi një gol të shkëlqyer dhe më pas asistoi për një tjetër në fraksionin e dytë të lojës. Për t’u theksuar edhe festa me Shqiponjë e Mehmetit teksa regjistroi golin numër tetë sezonal teksa konfirmohet një nga legjionarët më në formë të momentit.

Ndërkaq, jo më pak spektakolar ishte edhe aksioni i golit të dytë në të cilin 21-vjeçari dhuroi asistin, i dyti për të në këtë sezon. Pas këtij suksesi, Wycombe renditet në vendin e 10-të me 28 pikë të grumbulluara, vetëm tre pikë larg zonës së Play-Off, e cila të jep mundësinë për të siguruar një vend në Championship sezonin e ardhshëm.

 

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...