Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

VIDEO/ Gol dhe asist ndaj Wolfsburgut, sulmuesi shqiptar mbyll sezonin në mënyrë perfekte

VIDEO/ Gol dhe asist ndaj Wolfsburgut, sulmuesi shqiptar mbyll sezonin në mënyrë perfekte
VIDEO/ Gol dhe asist ndaj Wolfsburgut, sulmuesi shqiptar mbyll sezonin në mënyrë perfekte

Brajan Gruda ka mbyllur me gol sezonin e tij të parë si protagonist në Bundesligë. Sulmuesi 19-vjeçar shqiptar, i cili debutoi me Mainzin në elitën e futbollit gjerman në sezonin 2022-2023, duke luajtur dy ndeshje, u bë protagonist absolut në sezonin që u mbyll këtë të shtunë.

Gruda luajti 28 ndeshje në Bundesligë, thuajse të gjitha si titullar, teksa shënoi 4 gola dhe asistoi për tre të tjerë, duke u konfirmuar si një nga talentet prej të cilëve pritet shumë në të ardhmen.

Sulmuesi i djathtë gjeti golin në minutën e 24-t të transfertës së Mainzit ndaj Wolfsburgutm, duke rikthyer baraspeshën, teksa më pas skuadra e tij triumfoi 1-3 dhe siguroi mbijetesën në elitën e futbollit gjerman.

Gruda asistoi edhe në golin e tretë të Mainzit, të shënuar nga Burkardt, duke mbyllur më së miri një sezon, që e pa si protagonist te skuadra e tij në Bundesligë.

Lexo edhe:

Sulmuesi anësor aktivizohet me Gjermaninë U21, megjithatë edhe Federata Shqiptare e Futbollit po bën përpjekjet e saj për ta bindur të veshë fanellën kuqezi.

Vetë Gruda nuk ka dalë ende me një qëndrim përfundimtar, por përsa kohë nuk ka debutuar me Gjermaninë në ndeshje zyrtare, mbetet e hapur mundësia për të përfaqësuar Shqipërinë në të ardhmen.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Bundesliga

Borussia Dortmund nuk humb kohë, teksa vetëm pak orë pas largimit të trajnerit Edin Terziç, emëron edhe pasuesin e tij. Turku Nuri Sahin do...