Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

VIDEO/ Gol dhe asist nga Tuci, protagonist edhe Laçi, Sparta eliminon Galatasaray-n

Indrit Tuci vendimtar për Spartën e Pragës, që eliminoi me rezultat të përgjithshëm 6-4 Galatasaray-n në raundin e 1/16-ave të Europa Leagues. Sulmuesit shqiptar, i transferuar në janar te skuadra çeke, I mjaftuan pak minuta në fushë për të treguar potencialin e tij.

I aktivizuar në minutën e 66-të, kur ndeshje ishte mbërthyer në shifrat 1-1 (kishin shënuar Preciado për vendësit dhe Badakci për miqtë dhe kualifikohej skuadra turke, pasi ndeshjen e parë e kishte fituar 3-2), Tuci e dërgoi topin në rrjetë në të 74-tën, i asistuar nga Zeleni.

Në të 80-tën, shtatlarti shqiptar dha një asist perfekt për Haraslin, që nuk gaboi duke shënuar golin e tretë.

Në minutën e gjashtë shtesë del në skenë edhe Qazim Laçi me asistin për Kuchtan, që vulosi rezultatin 4-1 (Sparta e Pragës u kualifikua me rezultat të përgjithshëm 6-4).

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...