Taulant Seferi protagonist absolut i skuadrës Bani Yas në fitoren 4-2 ndaj La Nasr në kuadër të javës së dytë të kampionatit elitar të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare zhbllokoi takimin që në minutën e 13-të, pas një lëvizjeje të bukur nga e majta drejt qendrës, duke mos i dhënë asnjë mundësi portierit kundërshtar.
Al Nasr ia doli të përmbyste përkohësisht rezultatin me dy gola të shpejtë në minutat 15’ dhe 17’, por vendësit barazuan me Nikate në minutën e 20-të i shërbyer pikërisht nga Seferi.
Në pjesën e dytë, Bani Yas realzoi edhe dy gola të tjerë, duke fituar përfundimisht 4-2.
