Video

VIDEO/ Gol i rrallë në Itali, portieri shënon me rivënie nga zona e tij

Një nga golat më të rrallë të kësaj fundjave vjen pikërisht nga Seria C italiane, ku skuadra e Modenas ia doli të triumfojë me rezultatin 2-1 ndaj Imoleses pikërisht në minutat shtesë të ndeshjes.

Ishte portieri Riccardo Gagno, që shqelmoi një top nga kufijtë e zonës së Modenës, për ta dërguar në rrjetën kundërshtare dhe shënuar golin e dytë, që njëkohësisht ka vlerë 3-pikëshe për skuadrën vendase.

Topi i gjuajtur nga portieri, u përplas në tokë në hyrje të zonës dhe kaloi mbi portierin kundërshtar për të përfunduar në rrjetë, duke bërë që të shohim një gol vërtetë të rrallë, që solli jo pak entuziazëm te tifozët vendas.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency