Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kosovë

VIDEO/ Gol i veçantë me kokë, sulmuesi shqiptar shënon për Besiktasin

Milot Rashica feston në Superligën turke. Sulmuesi dardan, pjesë e Besiktasit prej verës së kaluar, tundi rrjetën kundërshtare në përballjen shtëpiake kundër Rizesporit.

Ishte minuta e 65’ kur 27-vjeçari nga Vushtrria realizoi një gol të veçantë pas krosimit të Ghezzal. Pasi rrallë ndodh ta shohim duke shënuar me kokë.

Lexo edhe:

Ky është goli i pestë sezonal në kampionat për Rashicën, i cili numëron edhe 4 asistime për shokët e skuadrës.

Si titullar për Besiktasin e ka nisur edhe Ernest Muçi, sulmuesi tjetër shqiptar i bardhezinjve nga Stambolli.

Ndeshja përfundoi me fitoren 3-2 të Besiktasit.

Lajme të tjera

Euro 2024

Dështimi i radhës i kombëtares angleze ka trishtuar jo pak tifozët e zjarrtë ishullorë. Mes tyre edhe Gary Lineker, ish-sulmuesin historik të “Tre Luanëve”,...

Serie A

Vincenzo Iaquinta, kampion bote me Italinë në Gjermani 2006, u ndal te gara e madhe për fitimin e titullit kampion në sezonin e ri...

Merkato

Como u rikthye në Serie A pas 21 vitesh, por ambicia dhe paratë nuk mungojnë në klub, me drejtuesit që po punojnë për ndërtimin...

Euro 2024

“Spanja dhuroi spektakël, është një skuadër e jashtëzakonshme me lojtarë të rinj të pabesueshëm. Është një model i pakonkurrueshëm për t’i dhënë vlerë akademisë....