Qarabag po luan një miqësore përballë Galatasaray, sfidë ku Redon Xhixha ka gjetur rrugën e rrjetës.
Turqit kaluan në avantazh të parët në minutën e katërt falë golit të Bafetimbi Gomis.
Kampionët e Azerbajxhanit reaguan dhe rikthyen baraspeshën në minutën e 19’.
Sulmuesi kurbinas finalizoi një kundërsulm të shpejtë të Qarabag, duke ndezur festën në shkallët e stadiumit.
24-vjeçari u shpall lojtari më i mirë i sezonit të kaluar në Abissnet Superiore.
Lexo edhe:
- EURO 2024/ Poloni-Shqipëri në shifra, ja cila skuadër rezulton favorite
- VIDEO/ Rashica “fal” Izraelin, Kosova merr një pikë në Tel Aviv
- VIDEO/ Gjunjëzon amerikanin në vetëm 3 raunde, Prenga ngre lart dy tituj kampion bote
- Sulmuesi italian, i zhgënjyer nga Mancini: Kam shënuar gola, por kombëtarja më injoron
Xhixha u transferua në merkaton e janarit nga Tirana tek ekipi i Qarabag.
Deri tani ka luajtur nëntë ndeshje në total mes kampionatit dhe Conference League. Nga të cilat tri si titullar.
