Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

VIDEO/ Gol me stilin e akrepit, kjo çmenduri vjen nga Australia

S’është e thënë të jesh Ronaldo, Messi apo Neymar për të bërë gjëra të mëdha e të pazakonta në fushat e futbollit. Një gol që do ta kishin zili “yjet” e futbollit është shënuar në Australi, në sfidën mes Western United dhe WS Wanderers, që përfundoi me fitoren 3-2 të vendësve.

Ishte minuta e 68-të e takimit, kur Ben Garuccio, mbrojtës i majtë, realizoi një gol të pazakontë me stilin akrep. Një finalizim që do të mbahet mend gjatë për shkallën e vështirësisë dhe vendimin e guximshëm për të ten tentuar në atë mënyrë.

I njëjti futbollist kishte shënuar edhe golin e 2-o në fundin e pjesës së parë, i shërbyer po nga Prijovic. WS Wanderers shkurtuan në 3-2 diferencën, por pa mundur të shmangnin humbjen. Kjo ndeshje, përtej rezultatit, do të mbetet në histori pikërisht për këtë gol të jashtëzakonshëm të Garuccios.

Western United kryeson A-League në Australi me 23 pikë në 12 ndeshje.

 

Lajme të tjera

Europa League

Kapiteni i Atalanta-s në finalen e Europa League, të cilën skuadra italiane e fitoi me rezultatin 3-0 ndaj Bayer Leverkusen, Berat Gjimshiti deklaroi për...

La Liga

Drejtuesit e Barcelonës kanë nisur të mendojnë tashmë për sezonin e ardhshëm me skuadrën që i duhet të kënaqej vetëm me vendin e dytë...

Europa League

Duke folur për mediet pas disfatës në finalen e Europa League, që korrespondon edhe me humbjen e parë pas 51 ndeshjes, trajneri i Bayer...

Spanjë

Mesfushori i Real Madrid-it, Toni Kroos ka vendosur të largohet nga futbolli pas përfundimit të EURO 2024. Kampionati europian në Gjermani do të jetë...