Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Gol nga 70 metra në Argjentinë, 23-vjeçari kandidat për trofeun Puskas

Një eurogol është shënuar në Argjentinë. Atletico Tucuman është surpriza e kampionatit deri tani. “Gjiganti i Veriut” kryeson kampionatin me 32 pikë të grumbulluara në 15 javët e para.

Skuadra e drejtuar nga Lucas Pusineri fitoi 4-0 në shtëpi ndaj Barracas Central. Goli i katërt u realizua në minutat shtesë të takimit dhe ishte shumë i bukur.

 

Mateo Coronel pa daljen e portierit kundërshtar dhe lëshoi një goditje të çmendur nga rreth 70 metra, duke iu dhuruar tifozëve një eurogol që vulosi suksesin me “poker”.

Goli i sulmuesit 23-vjeçar argjentinas, pritet të jetë një nga kandidatët për fitimin e trofeut Puskas, që jepet çdo vit për golin më të bukur të shënuar.

 

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...