Connect with us

Hi, what are you looking for?

Legjionarët

VIDEO/ Gol para finales së Kupës, Muçi protagonist në Poloni: Jam gati dhe në formë!

Ernest Muçi gjeti rrugën e rrjetës për herë të katërt në këtë sezon me fanellën e Legias së Varshavës. Sulmuesi shënoi një gol në fitoren shtëpiake 2-0 të Legias ndaj Wisla Plock.

Sulmuesi nuk e nisi si titullar sfidën teksa u aktivizua në minutën e 62-të, megjithatë gjysmë ore më pas, ish-futbollisti i Tiranës shënoi një gol të cilin e “shpiku” vetë. Pasi i “rrëmbeu” topin njërit prej mbrojtësve kundërshtarët, 22-vjeçari u lëshua drejt portës dhe me një goditje të fortë mposhti portierin duke siguruar tre pikët.

Por, nëse në kampionat, rruga për tek titulli është thuajse e pamundur, Muçi shpreson ta ndihmojë ekipin e tij në finalen e Kupës që luhet të martën ndaj Rakow. Sulmuesi shprehet se është gati për finalen dhe se ndjehet në formë ndaj shpreson që të marrë sërish një rol si protagonist.

Lexo edhe:

“Përballë Ëislas ishte një ndeshje e vështirë, ata luajtën mirë. Por, ne ishim të vendosur për të marrë fitoren, nuk e bënim prej tre ndeshjesh dhe duhej të reagonim. Përpara kemi finalen e Kupës dhe shkojmë me moralin e duhur, ky ishte edhe qëllimi ynë. Edhe unë ndjehem gati për finalen, më vjen mirë për minutat e zhvilluara ndaj Wislas dhe ndjehem në i shëndetshëm dhe në formë.

Mezi po pres të luaj finalen dhe shpresoj ta fitojmë trofeun” u shpreh Muçi, që këtë sezon në kampionatin polak përveç katër golave të shënuar, regjistron edhe gjashtë asistë duke u shndërruar në një prej lojtarëve kryesorë të Legias. Sakaq, pjesë e sfidës ndaj Wislas ishte edhe një tjetër ish-lojtar i Tiranës. Fjala është për Jurgen Çelhakën që u bë pjesë e sfidës në minutën e 46-të të pjesës së dytë dhe u vlerësua pozitivisht për paraqitjen e tij.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...