Connect with us

Hi, what are you looking for?

Legjionarët

VIDEO/ Gol, shtyllë dhe traversë, Emannuele Ndoj rrëfen si po rilind te Brescia

Emannuele Ndoj është rikthyer te Brescia pas një huazimi 6-mujor te Cozenca dhe e ka nisur sezonin në mënyrë perfekte, duke shënuar një gol, goditur një traversë (nga i cili erdhi një autogol) dhe një shtyllë, në ndeshjen ndaj Pisës, e vlefshme për Kupën e Italisë.

Goditje perfekte nga distanca, vrapim ,presing lart dhe forcë fizike në mesfushë, janë cilësitë që mesfushori i Kombëtares Shqiptare ka shfaqur në fillim të këtij sezoni, teksa mbrëmjen e djeshme ka dalë në një konferencë për shtyp, ku ka sqaruar të gjithë situatën e tij te Brescia.

Rikthimi te Brescia – Kam dëshirë dhe ambicie për t’u rikthyer ai i pak viteve më përpara dhe për të përmbushur pritshmëritë që të tjerët kanë mbi mua. Vij pas tre vitesh të vështira në aspekti fizik dhe mendor, por tani po përmirësohem dhe po gjej firmën time më të mirë. Në janar lashë një skuadër cilësore në vendin e dytë, ndërsa tani është një grup i rinovuar, me shuam dëshirë për të bërë mirë. Presidenti është ai që më njeh më mirë se të gjithë këtu dhe këmbënguli që unë të rikthehesha sërish në ekipin që e konsideroj si shtëpinë time.

Përshtatja me trajnerin Clotet – Trajneri kërkon një futboll fizik dhe intensiv, Më kërkon të presoj lart dhe të mbroj mirë, diçka e vështirë, por që po mësohem me kalimin e kohës. Po punojmë me shpejtësi dhe mezi presim të nisim sezonin në mënyrën më të mirë, Është një lloj futbolli me të cilin nuk isha mësuar, por që tani kemi nisur t’i marrim frytet e punës.

Rikthimi në Kombëtare – Për momentin jam i përqendruar vetëm të rigjej formën time më të mirë. Po punoj shumë për t’ia dalë dhe më pas shpresoj të marr sërish ftesë nga Shqipëria.

Kontrata te Brescia – Këtu jam prej 7 vitesh dhe ndihem si në shtëpi, kam një lidhje të veçantë me këtë klub. Kam bërë një kontratë shumë të ulët nga ana monetare, por që rritet ndjeshëm në varësi të paraqitjes time. Pra kemi përfshirë shumë bonuse dhe kështu është më mirë, pasi çdo gjë është në dorën time.

Momentet më të mira të Ndojit në ndeshjen e Kupës ndaj Pisës…

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...