Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

VIDEO/ Gola, autogol dhe kartonë të kuq! Galatasaray-Sparta Prague dhurojnë spektakël në Europa League

Gola, autogol dhe kartonë të kuq, Galatasay-Sparta Prague dhuruan spektakël në takimin e parë të raundit të 1/16-ave të Europa League, që u mbyll me fitoren 3-2 të skuadrës turke.

Vendasit zhbllokuan sfidën në minutën e 19, me Demirbay që gjeti rrugën drejt rrjetës pas asistit të Icardit.

Sparta gjeti barazimin në nisje të fraksionit të dytë, me Preciado që shënoi në minutën e 47’.

Ndërsa një autogol i Krejci në minutën e 61’ riktheu Galatasaray-n në avantazh, por festa e tyre zgjati shumë pak, pasi në minutën e 62’ Nelsson u ndëshkua me karton të kuq dhe la ekipin e tij në inferioritet numerik.

Miqtë e shfrytëzuan më së miri superioritetin numerik dhe në minutën e 65’ Kuchta barazoi për ekipin e tij.

Në minutën e 80’ u barazua edhe numri i lojtarëve në fushë, pasi Rynes mori kartonin e dytë të verdhë dhe la ekipin e Spartës me dhjetë lojtarë.

Megjithatë, Galatasaray vazhdoi me sulmet dhe në minutën e 90+1’ Icardi gjeti golin dhe i dhuroi këtë fitore skuadrës së tij.

Galatasaray-Sparta Prague (3-2)

Raundi i 1/16-ave, Europa League 

90+1′-Goool! Galatasaray vazhdoi me sulmet dhe në minutën e 90+1’ Icardi gjeti golin dhe i dhuroi këtë fitore skuadrës së tij.

81′-Ndërhyrje e gabuar, Rynes ndëshkohet me të kartonin e dytë të verdhë dhe lë Sparta Prague-n me dhjetë lojtarë.

65′-Goool! Pa asistit të Preciado, Kuchta barazon për Sparta Prague. 

62’-Festa e Galatasaray-t zgjat shumë pak, Nelsson ndëshkohet me karton të kuq dhe lë vendasit me dhjetë lojtarë.

61’-Krejci shkakton autogol dhe i jep avantazhin Galatasaray-t.

47’-Goool! Preciado gjen rrugën drejt rrjetës dhe barazon për Sparta Prague.

19′-Goool! Icardi dhuron asist, Demirbay kalon bukur mbrojtje e Sparta Prague dhe e dërgon topin në fund të rrjetës. 

Lexo edhe:

Sa i përket Sparta Prague, ekipit pjesë e së cilit janë dy lojtarë shqiptare, Qazim Laçi e nisi takimin nga minuta e parë, teksa Indrit Tuci e filloi këtë sfidë nga stoli.

Formacionet zyrtare:

Lajme të tjera

Merkato

Antonio Conte e kishte një nga dëshirat e merkatos dhe presidenca e Napolit ia ka plotësuar. Alessandro Buongiorno është futbollisti më i ri i...

Premier League

Një tjetër futbollist shqiptar në Premier League. Futbollisti kuqezi, Matteo Dashi, do të jetë pjesë e skuadrës së parë të Crystal Palace duke nisur...

Merkato

Mehdi Taremi është zyrtarisht sulmuesi i ri i Interit. Kampionët e Italisë kanë prezantuar 31-vjeçarin iranian, i cili vjen si lojtar i lirë nga...

Merkato

Milani ka zgjedhur t’i besojë trajnerit Paulo Fonseca stolin për sezonin e ardhshëm, por merkatoja nuk ka nisur të nxehet ende, teksa kjo ka...