Gola identikë për Florent Muslijën dhe Valon Berishën. Dy lojtarët e përfaqësueses së Kosovës, u treguan të saktë nga pika e penalltisë.
Muslija realizoi golin e dytë të Paderbornit, që triumfoi 3-4 përballë Hannover në Bundesliga 2.
24-vjeçari ktheu në gol një penallti në minutën e 26’, ndërkohë që suksesi i sotëm ka ngjitur Paderbornin në vendin e katërt.
https://twitter.com/i/status/1624396040840568833
Muslija ndëshkoi ish-skuadrën e tij dhe tashmë numëron katër gola sezonalë në divizionin e dytë të futbollit gjerman.
Me “poker” fitoi edhe Melbourne City përballë Perth Glory në Australi (2-4). Valon Berisha ekzekutoi saktë një penallti pas një ore lojë.
Ky ishte goli i parë me ekipin e ri për 30-vjeçarin dardan, i cili u huazua në shtator nga Reims te Melbourne.
