Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Gola në fushë e grushte jashtë, derbi i Londrës spektakël pa fitues

Barazim 2-2 në derbin e zjarrtë të Londrës mes Chelsea dhe Tottenham, përballje që pati gjithçka brenda saj. Gola të bukur, raste flagrante të humbura dhe tension i madh, në fushë dhe në pankina, aty ku nuk mungoi përplasja e dyfishtë Thomas Tuchel-Antonio Conte.

Vendasit dominuan pjesën e parë, të cilën e mbyllën në avantazh falë eurogolit të Kalidou Koulibaly (19’). Mbrojtësi senegalez shënoi fluturimthi pas krosimit të Marc Cucurella nga goditja e këndit.

 

Fraksioni i dytë i sfidës solli edhe “zgjimin” e skuadrës së Contes, ndërkohë që Raheem Sterling për vendasit dhe Harry Kane për ekipin udhëtues humbën mundësi të pastra për të shënuar.

 

Minuta e 68’ solli edhe golin e barazimit. Gjuajtja potente e Pierre-Emile Hojbjerg u ndal në rrjetë, gol që solli tension dhe përplasje në stolat e ekipeve.

 

Conte festoi afër pankinës rivale dhe u përplas me gjermanin Tuchel. Stafet ndërhyrë për t’i ndarë, loja filloi dhe Reece James riktheu vendasit në avantazh nëntë minuta më vonë pas asistit të Sterling.

 

Tuchel futi Armando Brojën në fushë në minutën e fundit, teksa gjyqtari akordoi gjashtë minuta shtesë. Tottenham nuk u dorëzua dhe Harry Kane realizoi me kokë golin e barazimit në minutën e fundit.

 

Kapiteni i Spurs festoi me tifozët, ndërkohë që fundi i ndeshjes solli një tjetër përplasje me dy trajnerëve, të cilët u ndëshkuan me kartonë të kuq në një sfidë që prodhoi gjithçka.

 

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...