Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

VIDEO/ Gola, përmbysje dhe emocione në “De Kuip”: Slavia dhe Olayinka surprizojnë Feyenoord

Barazim spektakolar mes Feyenoord dhe Slavia Prague në çerekfinalen e parë të Europa League. Një ndeshje e bukur dhe plot emocione u zhvillua në “De Kuip”, stadium ku u shënuan gjashtë gola dhe pati përmbysje rezultati.

Të parët kaluan në avantazh vendasit me anë të Luis Sinisterra (10’). Kolumbiani finalizoi bukur një kundërsulm të shpejtë të skuadrës holandeze. Slavia nuk u demoralizua dhe barazoi takimin me anë të kapitenit Peter Olayinka.

 

Ish-sulmuesi i Skënderbeut dhe Kukësit, insistoi në një aksion të minutës së 41-të dhe dërgoi topin në rrjetë. Kaq për pjesën e parë, teksa miqtë nga Çekia kaluan në avantazh në mesin e fraksionit të dytë të takimit.

Një tjetër nigerian i Slavias, Yira Sor kaloi ekipin e tij në avantazh. Goli zemëroi Feyenoord që barazoi shtatë minuta më vonë me anë të Marcos Senesi. Argjentinasi kishte edhe fatin me vete në këtë gol.

 

Vendasit nuk u ndalën dhe kaluan në avantazh katër minuta nga fundi. Orkun Kokcu ekzekutoi në mënyrë fantastike një goditje dënimi, por Slavia gjeti forca dhe siguroi një barazim falë rrjetës së Ibrahim Traore në minutat shtesë.

Sfida e kthimit do të luhet pas një jave në kryeqytetin çek, teksa finalja e madhe e Conference League do të zhvillohet në “Air Albania” më 25 maj.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...