Featured

VIDEO/ Gola, spektakël dhe polemika, Inter triumfon në Kupën e Italisë

Gola spektakolarë, raste pa fund, përmbysje, ripërmbysje, penallti, polemika dhe kartonë të kuq. Finalja e Kupës së Italisë mes Juventusit dhe Interit ka gjithçka në harkun e 120 minutave, por vetëm një fitues dhe ata janë zikaltrit e Simone Inzaghit, që ngrenë lart këtë trofe pas plot 11 vitesh.

Pritej një mbrëmje magjike dhe për ta bërë më të sigurt këtë, mendoi Nicolo Barella, që shënoi një gol spektakolar që në minutën e 7’, ndërsa më pas Juventus krijoi një mori rastesh, por nuk kaloi dot pengesën Handanovic.

Pjesa e dytë nisi sërish me ritëm të çmendur, teksa bardhezinjtë shënuan dy gola për tre minuta dhe morën avantazhin, por deri në minutën e 80’, pasi Inter fitoi një penallti, të cilën e ekzekutoi në mënyrë perfekte Hakan Calhanoglu, duke dërguar finalen në shtesë.

Këtu mendoi kroati Ivan Perisic, që për tre minuta shënoi dy herë, fillimisht nga pika e bardhë e penalltisë e më pas me një goditje spektakolare nga distanca, duke vulosur suksesin e Interit, që fiton për herë të 8 në histori Kupën e Italisë.

Juventus-Inter 2-4 (Morata 50′, Vlahovic 52’/ Barella 7′, Calhanoglu 80′ (pen), Perisic 99′ (pen), 102′)

 

– Me dy gola të shënuar në shtesë, njërin prej të cilëve me penallti, Ivan Perisic shpallet “Njeriu i Ndeshjes” në finalen e Kupës së Italisë…

Vërshëllen tre herë Paolo Valeri, për t’i dhënë fund finales së Kupës së Italisë, teksa pas 120 minutash, është Inter që triumfon dhe ngre lart trofeun për herë të 9 në histori.

 

104′ – Allegri shumë i nervozuar, mesa duket me Lautaron dhe Valeri nuk ia kursen kartonin e kuq, duke e dërguar në dhomat e zhveshjes…

102’ – Goooool. Kundërsulm perfekt i Interit, me topin që shkon te Perisic dhe kroati lëshon një predhë nga jashtë zonës, duke e dërguar topin në trekëndësh. Inter kryeson 4-2 dhe është vetëm një hap larg triumfit.

99′ – Goooooool. Me Calhanoglu në stol, te pika e bardhë shkon Perisiç, që gjuan sërish saktë dhe shënon golin e tretë…

97′ – De Vrij ndalet me faull nga De Ligt në zonë, por arbitrit urdhëron vijimin e lojës. Më pas thirret nga salla VAR, ku sheh kontaktin dhe akordon një tjetër penallti për Interin.

90’+2 – Provon Sanchez nga distanca, por Perin pret në gatishmëri.

 – Mbyllet 2-2 koha e rregullt dhe sfida shkon në shtesë…

80’ – Goooool. Hakan Calhanoglu shkon te pika e bardhë dhe ekzekuton penalltinë më perfekte, duke dërguar topin në trekëndëshin e portës.

79’ – Lautaro merr topin në zonë, por pengohet nga pas nga Bonucci dhe akordohet penallti.

71’ – Provon Dimarco nga distanca, por topi devijohet nga këmbët e De Ligt dhe përfundon në këndore.

62’ – Tjetër aksion i rrezikshëm i Interit, me Darmian që kroson në zonë, por Cuadrado ndërhyn para Dzekos dhe e dërgon topin në këndore.

54′ – Reagojnë zikaltrit, që provojnë me Darmian, por grushton Perin dhe më pas largon mbrojtja e Juventusit…

52’ – Goooool! Kundërsulm perfekt i bardhjezinjve, që nis nga këmbët e Moratës dhe përfundon te Vlahovic, që ndalet herën e parë nga Handanovic, por më pas e sheh topin t’i shkojë në rrjetë. Përmbys gjithçka Juventus.

 

 50′ – Goooool. Alvaro Morata devijon lehtë një goditje nga distanca të Alex Sandros dhe aq mjafton që ta dërgojë në rrjetën e Handanovic…

 – Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 0-1 të Interit…

36’ – Provon Calhanoglu nga distanca, por topi ndalet nga mbrojtja bardhezi. Më pas provon edhe Brozovic, por nuk arrin të gjejë kuadratin…

31’ – Rrëmojë në zonë, me Dybalën që godet menjëherë dhe provon të gjejë cepin e portës, por topi shkon ngjitur me shtyllën. Shpëtojnë sërish zikaltërit.

30’ – De Ligt godet me kokë topin e ardhur nga këndi, por grushton edhe njëherë Handanovic, duke e dërguar në këndore.

24’ – Tjetër zbritje e bardhezinjve, me Dybalën që shërben për Vlahovic dhe serbin që gjuan në pozicion të prirët, por Handanovic fluturon dhe grushton në këndore.

23′ – Paulo Dybala provon me një goditje nga distanca, por Handanovic ia del të ndalë topin.

7′ – Goooool. Nicolo Barella lëshon një predhë nga distanca dhe e dërgon në cepin e portës së Perin. Super gol dhe avantazh i zikaltërve.

– Starton sfida me zikaltrit që luajnë topin e parë nga qendra…

 

Të dy trajnerët kanë ndarë mendjen për formacionet, teksa Allegri ka zgjedhur rreshtimin 47-2-3-1, me Dybalën pas shpinës së treshes Bernardeschi, Cuardado, Vlahovic, ndërsa Inzaghi ka aktivizuar D’Ambrossion në vendin e Bastonit, i cili do ta nisë nga stoli.

Formacionet zyrtare:

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency