Po luhej minuta e 95-të e takimit Genk-Antwerp, që do të vendoste se cila nga këto dy skuadra do të shpallej kampione e Belgjikës.
Në tabelë ishte shënuar rezultati 2-1, që sanksiononte titullin për Genkun, ndërsa miqtë, mes të cilëve edhe lojtari dardan, Arbnor Muja, po kërkonin dëshpërimisht golin e lavdisë.
Dhe vjen pikërisht kur kishte mbetur pak më shumë se një minutë nga vërshëllima e trefishtë e kryesorit.
Ish-mbrojtës i Tottenhamit, 34-vjeçari Alderweirled, ka në dorë golin e jetës: shkarkon të djathtën nga jashtë zonës, me topin që përfundon atje ku bashkohet transversalja me pingulen.
Një gol i pabesueshëm, që vlejti sa një titull. Me rezultatin 2-2, Antwerpi e mbylli kampionatin në vendin e parë, me një pikë më shumë se Genku.
