Valon Et’hemi konfirmohet si golashënuesi më i mirë i Istanbulspor. Ish-futbollisti i Kukësit në Superiore gjeti sërish rrugën e rrjetës në ndeshjen e kampionatit ndaj Sivasspor. Sulmuesi shënoi në minutën e shtatë të pjesës së parë teksa u shfaq i ftohtë nga pika e bardhë e penalltisë teksa dërgoi portierin nga një krah dhe topin në anën tjetër.
Për Et’hemin ishte goli numër 10 në kampionat dhe goli i dytë radhazi pasi shënoi edhe në ndeshjen e fundjavës së kaluar ndaj Alanyaspor.
Lexo edhe:
- Pogba bëhet “bajat”, tjetër dëmtim për francezin
- Pronari i Chelsea-t kërkon me çdo kusht titullarin e Barçës
- Bindja e trajnerit të Kombëtares: Napoli fiton edhe Champions League
- “Ishte i shkëlqyer”, Arteta thur elozhe për rekordmenin e Arsenalit
Së fundmi, Istanbulspor po kalon një formë pozitive duke qenë se ka fituar në dy ndeshjet e fundit teksa skuadrës së Et’hemit por edhe të Rrocës, Loshajt e Veliut i duhen pikët për të siguruar mbijetesën në elitën turke.
