Connect with us

Hi, what are you looking for?

Legjionarët

VIDEO/ Goli i katërt në Angli, Armando Dobra feston me tifozët

Armando Dobra ka realizuar golin e radhës në futbollin anglez. Sulmuesi i majtë u transferua gjatë merkatos së verës nga Ipswich te Chesterfield në National League.

21-vjeçari i Shqipërisë U21 (11 ndeshje dhe një gol) ishte autori i golit për ekipin e tij në sfidën Chesterfield-Notts County (1-2).

Dobra përfitoi nga një goditje këndi në minutat shtesë të pjesës së parë. Ai dërgoi topin në rrjetë duke vendosur përkohësisht barazimin 1-1.

Gjithsesi, Chesterfield mbeti me dhjetë lojtarë në minutat e para të fraksionit të dytë të sfidës. Skuadra mike përfitoi dhe realizoi golin e fitores.

Lajme të tjera

Bundesliga

Bayerni i Mynihut ka gjetur trajnerin e ri. Lajmi i bujshëm vjen nga e përditshmja gjermane “Bild”, e cila raporton se në stolin e...

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Itali

Klubi i Inter bën me dije se Hakan Calhanoglu, regjizori titullar i mesfushës së trajnerit Simone Inzaghi, vuan një mbingarkesë muskulore në kofshën e...

Bundesliga

Julian Nagelsmann mund të rikthehet te Bajerni i Mynihut. Trajneri aktual i Gjermanisë ka kontratë me Federatën deri në korrik, kur do të vlerësohet...