Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Goli i parë me Chelsea-n, Broja: Është e pabesueshme, këtu ka konkurrencë të madhe!

Chelsea fitoi 3-0 ndaj Wolverhampton në Stamford Bridge, falë golave ​​të Kai Havertz, Christian Pulisic dhe sulmuesit të kombëtares shqiptare Armando Broja.

21-vjeçari shqiptar realizoi këtë të shtunë golin e parë me “Blutë” e Londrës në Premier League.

Duke folur për “BBC Sport” pas ndeshjes, Broja tha: “Faleminderit tifozëve për mbështetjen. Është e pabesueshme, duket sikur nuk është e vërtetë, e kam pritur golin tim të parë. Është një moment surreal. Nuk mund ta përshkruaj me fjalë.”

Më tej shqiptari shtoi se në një skuadër të madhe ka gjithmonë konkurrencë për të luajtur, por më tej shqiptari shtoi se përtej kësaj çdokush është i nevojshëm dhe ka vendin e tij.

“Të gjithë e dinë se në një nga klubet më të mëdha në botë do të ketë konkurrencë. Kjo na ndihmon të gjithëve të zhvillohemi si lojtarë. Ne kemi një skuadër të madhe, të gjithë duhen në çdo kohë. Shpresoj që ky të jetë goli i parë i shumë të tjerëve që mund të vijnë më pas.”-deklaroi Broja.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...