VIDEO/ Mesfushori kuqezi ndëshkon Interin, goli i parë në elitën italiane

Një gol që mund të vendosë fatet e kampionatit italian është ai i Kristjan Asllanit. Mesfushori i kombëtares realizoi golin e parë në Serie A teksa Empoli i tij është duke barazuar me rezultatin 2-2 në San Siro ndaj Interit që luan një nga mundësitë e fundit për titullin kampion.
Në minutën e 28-të pasi merr një top të gjatë nga mbrojtja, Asllani kontrollon me shumë klas në zonën e zikaltërve dhe me një goditje teknike mposht portierin Samir Handanovic. Ky ishte goli i parë për mesfushorin e kombëtares në elitën e futbollit italian teksa nuk mund të kishte një reklamë më të mirë se ndeshja ndaj Inter.
Kujtojmë se 20-vjeçari po luan vetëm sezonin e parë në Serie A, megjithatë ia ka dalë të evidentohet dhe për të elozhet janë të shumta ndërsa emri i Asllanit po lakohet gjithnjë e më shumë në merkato ku Napoli, Milan, por edhe Inter janë mes klubeve të interesuar për djaloshin kuqezi.
