Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

VIDEO/ Goli i parë në Rumani, Hoxhallari merita në fitoren UTA Arad

Erion Hoxhallari ishte protagonist kryesor në fitoren e skuadrës së UTA Arad në Rumani teksa mbrojtësi shënoi golin e parë në suksesin 0-2 ndaj Miovenit. 27-vjeçari realizoi me kokë pas një goditje këndi në minutën e 63-të teksa ish-lojtari i Tiranës ishte në vendin dhe momentin e duhur duke shfrytëzuar edhe një dalje të gabuar të portierit kundërshtar.

Për Hoxhallarin ishte goli i parë në Rumani me fanellën e UTA Arad, teksa mbrojtësi është shndërruar në një element me shumë rëndësi për rumunët dhe në këtë sezon është aktivizuar në 24 ndeshje. Pjesë e UTA Arad në këtë sfidë ishte edhe një tjetër ish-lojtar i Tiranës si Idriz Batha teksa mesfushori u aktivizua në minutën e 46-të të pjesës së dytë.

Lexo edhe:

Për UTA Arad, goli i Hoxhallarit është me shumë peshë pasi ky trepikësh e ndihmon tejmase skuadrën në garën për mbijetesë. Kujtojmë se UTA Arad është pjesë e grupit të ekipeve që rrezikojnë rënien një kategori më poshtë dhe aktualisht gjenden në vendin e 13-të me 25 pikë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Emisioni Analizë Kuq e Zi, nën moderimin e Sokol xhihanit, publikoi sipas statistikave atë që konsiderohet si formacioni më i mirë i mundshëm i...

Kategoria Superiore

Tirana vijon përgatitjet për të kompletuar skuadrën në prag të turit eliminator të Conference League, teksa pas konfirmimit të trajnerit Orges Shehi në pankinë,...

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Featured

Lionel Messi refuzon Barcelonën. Ylli argjentinas ka marrë vendimin final për të ardhemn e tij, teksa ka zgjedhur të transferohet në Shtetet e Bashkuara...