Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

VIDEO/ Goli i tretë në dy ndeshje, Uzuni i papërmbajtshëm në Spanjë!

Myrto Uzuni vijon me formën e shkëlqyer në La Liga 2 me fanellën e Granadas teksa sulmuesi i kombëtares shënoi një supergol nga jashtë zone në minutën e 28-të në ndeshjen ndaj Villareal B. Pas dy golave të shënuar në ndeshjen ndaj Andorras, 27-vjeçari shkund sërish rrjetën e kundërshtarëve duke fituar gjithnjë e më shumë vëmendje duke marrë “përdore” ekipin në rrugën drejt objektivit.

Ky ndaj Villareal B, ishte goli numër 15 sezonal për beratasin që kryeson i vetëm renditjen e golashënuesve të kampionatit ndërsa është shndërruar në liderin e Granadës. Interesant është fakti se goli ndaj Villareal B është i pari që Uzuni realizon në transfertë pasi më parë kishte festuar vetëm në ndeshjet shtëpiake.

Këtë sezon skuadra e Granadës renditet në vendin e pestë në tabelën e klasifikimit me 44 pikë dhe synon rikthimin në elitën spanjolle.

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...