VIDEO/ Goli spektakolar i Messit, që vulosi titullin e 10 të PSG-së

Paris Saint Germain kishte nevojë vetëm për një pikë ndaj Lens, që të festonte titullin e 10 kampion në histori, duke barazuar Saint Ettiene, ndërsa për të ndezur festën në “Parc des Princes” mendoi ylli argjentinas Lionel Messi.
Kur kronometri shënonte minutën e 68’, 6 herë fituesi i Topit të Artë lëshoi një goditje fantastike nga distanca, duke dërguar topin në rrjetën e portës së Lens dhe bërë që të shpërthejë festa në shkallët e stadiumit.
Një gol “normal” për Messin, që na ka mësuar shpesh me realizime të tilla, teksa këtë herë tregoi aftësitë e tij edhe në “Parkun e Princave”, aty ku nuk është se ka shënuar me ritmin e zakonshëm këtë sezon.
Ky ishte goli i katërt i Messit në kampionatin francez dhe i nënti sezonal, megjithatë mjaft i veçantë, jo vetëm për realizimin, por mbi të gjitha për faktin se vulosi titullin kampion të PSG-së 4 javë para fundit.
