Granada nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në transfertë ndaj Malagës. Skuadra e Uzunit u ndëshkua në pjesën e parë, megjithatë në të dytën reagoi dhe gjeti barazimin me anë të Callejon.
Sa i takon sulmuesit të kombëtares, si rrallëherë në takimet e fundit të Granadës, Uzuni nuk mundi të ishte protagonist edhe pse mundësitë nuk i munguan. Në rastin e parë beratasi gaboi në kontrollin e parë të topit duke i dhënë mundësinë portierit kundërshtarit të reagonte.
Ndërkohë, rasti i dytë ishte më flagrant me Uzunin që pak metra larg portës së zbrazët nuk mundi ta dërgonte topin në rrjetë.
Gjithsesi, Uzuni mbetet një lider për Granadën me nëntë gola dhe tre asiste në këtë sezon, teksa objektivi është rikthimi në La Liga sezonin e ardhshëm.
