Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Greqia “mace e zezë” për Kosovën, fiton dhe siguron vendin e parë

Kosova nuk ia del të marrë pikë ndaj Greqisë as në transfertë, ku u mposht me rezultatin 2-0. “Dardanët” rezistuan deri në minutën e 71-të pa pësuar, por pikërisht 19 minuta para përfundimit të kohës së rregullt u ndëshkuan nga Giakoumakis. Pas zhbllokimit të rezultatit ndeshje u ndërpre për disa minuta për shkak të sulmit të tifozëve grekë ndaj mbështetësve “dardanë”.

Kosova tentoi me të gjitha mënyrat për të shmangur humbjen, madje në minutën e fundit shtesë edhe portieri Aro Muric la portën për të shënuar, por pikërisht në këtë moment përfituan vendësit që realizuan edhe golin e dytë. Me katër fitore në katër ndeshje Greqia ka siguruar vendin e parë në grup dhe ngjitjen në Ligën B, ndërsa Kosova mbetet në kuotën e gjashtë pikëve, katër më shumë se Irlanda e Veriut dhe Qipro.

Greqi – Kosovë 2-0 (Giakoumakis 71′, Mantalos 90+9′)

90+9′ – Aro Muric lë portën për tentativën e fundit të Kosovës, por vendësit, falë edhe gabimit të Sahitit, shëmon golin e dytë me Mantalos, 2-0.

90+8′ – I pafat Loshaj, goditja e tij devijohet nga Muriqi, topi përfundon jashtë.

 

90+1′ – Alexandropoulos mund të mbyllë ndeshjes pas një kundërsulmi të shpejtë të Greqisë, Kosova ende me shpresë për pikë.

84′ – Vjen rasti i parë i Kosovës në këtë sfidë, Rashica, pasi shmang kundërshtarin, godet me të majtën nga jashtë zonës, por mbi tra.

72′ – Ndërpritet ndeshja mes Greqisë dhe Kosovës në stadiumin e Volosit, menjëherë pasi vendasit shënuan golin e avantazhit. Shkak duket se janë bërë disa fishekzjarrë të hedhur anë drejtim të tifozërisë kosovare, teksa regjia greke është treguar e rezervuar, duke mos ofruar pamjet e incidentit.
Futbollistët e Kosovës janë parë shumë të tensionuar në përballjen me arbitrin, teksa Vedat Muriqi dëgjohej t’i thoshte kryesorit austriak se është vetëm një ndeshje futbolli e jo luftë.
Ndërkohë, edhe në pushim të ndeshjes tifozët e Kosovës janë sulmuar nga ata grekë, teksa sfida vijon të mbetet e ndalur, në pritje të një vendimi të dytë nga ana e arbitrit dhe vëzhguesve të UEFA-s. Ndërkohë, pas më shumë se 5 minutash, arbitri austriak thirri dy kapitenët dhe njoftoi vijimin e ndeshjes.

71′ – zhbllokohet sfida në Volos. Krosim i Mantalas dhe goditje e saktë me kokë e Giakoumakis, nuk mund të bëjë asgjë Muric, 1-0.

64′ – Giakoumakis nuk koordinohet në goditje shumë pranë portës së Kosovës, me fat Kosova.

41′ – Pasiguri e Alitit në mbulimin e Bakasetas, kapiteni grek tund rrjetën e jashtme.

37′ – Tjetër moment i vështirë në portën e Kosovës, të pasaktë vendësit në përmbylljen e aksionit.

28′ – Tjetër tentativë nga Bakasetas nga jashtë zonë, topi përfundon jashtë.

17′ – Bakasetas tenton golin nga distanca, topi devijohet nga Muslija, reagon në kohë Muric.

12′ – Muric e godet keq topin, i jepet mundësia për të rrezikuar skuadrës greke, por Pavlidis nuk ka shënjestrën e duhur.

7′ – Krosim i rrezikshëm nga e djathta e sulmit të Greqisë, largon rrezikun Domgjoni.

1′  –  Nis sfida në Volos, topin e parë e luajnë vendësit.

 

 

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...