Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

VIDEO/ Guler prezantohet te Real Madrid, shokët te Fenerbahce nuk i mbajnë dot lotët

Ditën e premte, Arda Guler një nga talentët më të mëdhenj turk u prezantua te Real Madrid duke bërë realitet ëndrrën e tij. “Los Blancos” paguan plot 20 milionë euro në drejtim të Fenerbahce teksa fantazisti pritet që pak nga pak të shndërrohet në një element titullar për organikën e trajnerit Carlo Ancelotti.

Në konferencë për shtyp, Guler e bëri të qartë se ishte transferuar në Santiago Bernabeu për të luajtur dhe jo për të “ngrohur” stolin. Ndërkohë, konferencën dhe fjalët e para të Guler si lojtar i madrilenëve i ndoqën edhe shokët e tij te Fenerbahce.

Lexo edhe:

Madje, klubi turk mendoi të shpërndante edhe një video ku të gjithë lojtarët e Fenerbahce ishin mbledhur për të ndjekur Guler teksa momenti më kulmor ishte kur disa prej futbollistëve turq nuk mundën t’i mbanin lotët. Sigurisht, të luash me Realin është një nga arritjet më të mëdha në karrierën e një futbollisti dhe te Fenerbahce u ndjenë krenar që një talent turk dhe mik i tyre realizoi ëndrrën e madhe.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Serie A

Si mund të komunikosh me portierin dhe t’i japësh udhëzime taktike kur skuadra juaj është në fushë me dy lojtarë më pak, kur kanë...