Ilkay Gundogan është gati të nisë punën me Barcelonën.
Mesfushori, i cili iu bashkua “Blaugranëve” pasi përfundoi përvojën e tij me Manchester City-n duke e mbyllur me fitimin e Champions League, mbërriti këtë të shtunë në qytetin katalanas.
Lexo edhe:
- Luajti për dy sezone me Shkupin, “Komitët” dhunojnë Brdarovski-n në stërvitje
- Zyrtare/ Konfirmohet lajmi i “SuperSport”, Krymi rikthehet te Vllaznia
- Bajrami shijon momentin, realizon 3 gola në miqësoren Sassuolo-Real Vicenza
- Rikthimi i Neuer, Tuchel jep lajmin se kur mund të luajë: Bundesliga dhe Superkupa janë afër!
Duke folur për herë të parë si një lojtar i Barcelonës, Gundogan theksoi e ndjehet shumë i lumtur për këtë lëvizje.
“Përshëndetje! Unë jam İlkay Gundogan. Jam shumë i lumtur që më në fund jam në Barcelonë dhe ju bashkohem. Nuk më pritet që të kalojmë një sezon të mrekullueshëm, nuk më pritet për ndeshjen e parë.”-tha ai.
