Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

VIDEO/ Haaland nxjerr “bishën”, shpërthen me 5-golësh ndaj Lutonit

Manchester City kualifikohet lehtësisht në fazën e 1/8-ave të FA Cup, teksa mposhti thellë 2-6 Lutonin. Por më shumë se rezultati i thellë përbën lajm fakti se Erling Haaland realizoi plot pesë herë, në katër raste i asistuar nga Kevin De Bruyne dhe në finalizimin e fundit nga Silva.

Golin e fundit për Citizens e shënoi Kovacic, ndërsa për vendësit dha një “shkëndijë” të momentin Clark me një dygolësh.

                                          Luton – Manchester City 2-6

Manchester City dominon pjesën e parë ndaj Lutonit në fazën e 1/8-ave të FA CUP. Citizens realizuan dy gola [pa u mbushur 20 minuta minuta lojë, duke e bërë praktikisht kualifikimin një formalitet.

Në minutën e tretë Kevin de Bruyne, pasi avancoi në thellësi të zonës, asistoi në qendër Erling Haalandin, që nuk e pati të vështirë për ta dërguar topin në rrjetë.

Lexo edhe:

Në të 18-tën, nga i njëjti bashkëpunim De Bruyne – Haaland erdhi goli i dytë i skuadrës së Guardiolës.

Në të 40-tën realizon sërish Haaland, i shërbyer po nga De Bruyne.

Pjesa e parë mbyllet me një gol fantastik nga Clark, që shkurton diferencën në 1-3.

Sapo nisi pjesa e dytë, Clark shkurtoi diferencën në 2-3.

Kundërpërgjigjet menjëherë City, shënon sërish Haaland.

E pabesueshme çfarë po ndodh me Haalandin, realizon golin e pestë.

“Festivali” i golave vijon me finalizimin e Kovacicit, 2-6.

 

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Serie A

Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu ka dhënë një intervistë për faqen humoristike sportive “Gli Autogol”, ku ka rrëfyer dhe aspekte të tjera të shokëve...

Featured

Aksionet e familjes Halili te Tirana dalin në shitje. Zyra e Përmbarimit privat Albase ka shpallur daljen në ankand të 66% të aksioneve të...