Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

VIDEO/ Harroi që skuadra e zemrës ishte në humbje, tifozja refuzoi të rikthente topin në lojë

3 humbje radhazi dhe një barazim kanë bërë që Leeds United të rikthehet të jetë një ndër skuadrat më të rrezikuara për t’i dhënë lamtumirën Premier League dhe për t’u rikthyer në Championship. Edhe në mbrëmjen e së mërkurës të besuarit e trajnerit Jesse Marsch u dorëzuan ndaj Chelsea teksa u mposhtën me rezultatin 0-3.

Por, nëse lojtarët u munduan të reagonin, ndryshe bëri një nga tifozet pranë fushës e cila në një moment të caktuar ia doli të kapte topin e ndeshjes. Por, në vend që ta rikthente sërish në fushë për të mos humbur kohë, ajo “harroi” dhe refuzoi të rikthente topin. I gjendur aty pranë, Marcos Alonso i Chelseat e mori situatën me të qeshur nisur edhe nga fakti se skuadra e tij po fitonte.

Mirëpo, ndryshe ishte reagimi i Raphinhas së Leeds i cili u afrua pranë sektorit të tifozëve dhe nisi t’i bërtiste vajzës për të rikthyer sa më parë topin në lojë. Një situatë komike, por që nervozoi edhe më shumë lojtarët e Leeds të cilët kërkojnë me patjetër që në një situatë të vështirë, edhe publiku t’i japë një dorë në luftën për mbijetesë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...