Abissnet Superiore

VIDEO/ Hebaj i pandalshëm, Teuta “shkërmoq” Kukësin

Teuta ka marrë mbrëmjen e kësaj të premteje, për herë të parë fitoren e dytë radhazi në këtë sezon, duke mundur me rezultatin 4-1 Kukësin, ndërsa një javë më parë fitoi me rezultatin 1-0 ndaj Dinamos. Teksa “verilindorët” nga ana tjetër numërojnë ndeshjen e gjashtë radhazi pa fitore në kampionat, duke humbur kështu edhe një pozicion, pasi në takimet e raundit të 31-të Partizani kaloi në vendin e tretë, duke zbritur në të katërtin ekipin e Diego Longos.

E gjithë ndeshja është dominuar nga ekipi i “Djemve të Detit”, ndërsa pjesën e parë skuadra e trajnerit Renato Arapi e mbylli me barazimin 1-1. Goli i parë në këtë sfidë u realizua nga Rubin Hebaj në minutën e 11’, që ishte edhe goditja e parë në portë për të dyja ekipet. Kukësi barazoi në minutën e 36’ me Mustën, duke e mbyllur në paqe këtë fraksion.

Ndërsa në pjesën e dytë, më saktë në minutën e 52’ Hebaj do të shënonte golin e dytë për Teutën, por edhe golin e dytë personal të kësaj sfide. Teksa në minutën e 67’ do të ishte Klejdi Daci ai që do të shënonte në portën e Xhikës. Ish-i i Kukësit ndëshkoi kështu skuadrën nga e cila u largua në janar.

Megjithatë ekipi durrsak dhe Hebaj nuk u ndalën me kaq, pas një penalltie të fituar nga Gruda nga një ndërhyrje e gabuar nga ana e Gligorov, lojtari shkodran mori përsipër ekzekutimin e penalltisë dhe realizoi “poker” në të 84’ për “Djemtë e Detit” dhe Hat-trick.

Pas këtij takimi Kukësi renditet në vend të katërt të Abissnet Superiore me 46 pikë, teksa Teuta në vend të shtatë me 39 pikë.

Teuta-Kukësi (4-1)

Abissnet Superiore java e 31-të

90+3’-Luka Milunovic kërkon të gjejë golin, por ndalet nga portieri Pano Qirko.

84’-Goool! Hebaj merr përsipër ekzekutimin e penalltisë dhe shënon. Shkon në 4-1 rezultati i ndeshjes Teuta-Kukësi.

83’-Gruda fiton penallti, pas ndërhyrjes së gabuar nga Gligorov ndaj lojtarit të Teutës.

75’-Dëmtohet Pano Qirko, ndalet loja, vjen ndihma e shpejtë për portierin e Teutës.

67’-Goool! Klejdi Daci i shënon ish-ekipit të tij. Gjatë një kundërsulmi, pas topit të larguar nga Daja, Daci lë pas skuadrën e Kukësit, kalon Xhikën dhe më pas e çon topin në rrjetë, duke e çuar rezultatin në 3-1.

58’-Pas një rrëmuje në portën e Pano Qirkos, Luka Milunovic kërkon golin e barazimit, por nuk e dërgon dot topin në portë.

56’-Teuta, shumë pranë golit të tretë. Emiljano Vila provon nga distanca, por topi shkon jashtë.

52’-Gool! Teuta kalon sërish në avantazh. Pas një asisti nga Klejdi Daci, në aksionin e nisur nga Peposhi, Hebaj shënon golin e dytë për “Djemtë e Detit”, por edhe golin e dytë personal.

Mbyllet me barazimin 1-1 pjesa e parë e ndeshjes Teuta-Kukësi në “Niko Dovana”.

45+1’-Peposhi kroson drejt zonës, Xhika del nga porta dhe ndal topin, por e humbet pasi rrëzohet, ndërsa topi ndalet nga portieri i Kukësit në momentin e dytë. Ndërsa fiton edhe faull pas një ndërhyrjeje nga Hebaj.

 

36’-Goool! Emiliano Musta barazon rezultatin, duke marrë topin dhe duke kaluar me shpejtësi ekipin e Teutës. Më pas e goditi topin, që përfundoi në shtyllë, por më pas Musta nuk u ndal dhe e dërgoi në rrjetë me goditjen e dytë.

30’-Milunovic i shërben Gjelbrim Taipit, me kapitenin e Kukësit që kërkon barazimin, por ndalet nga Pano Qirko. Portieri i Teutës e humbet për një moment topin dhe Milunovic hidhet në aksion, por më pas Qirko e ndal dhe qetëson ekipin e tij.

27’-Blerim Kotobelli, shumë pranë golit. Shmang Bytyçin dhe godet topin, por nuk e dërgon dot brenda në portë.

23’-Peposhi kërkon golin duke gjuajtur nga distanca, por topi prek arbitrin Kridens Meta dhe devijohet.

22’-Rasti i parë për Kukësin, Gjelbrim Taipi kroson topin drejt zonës, ndërsa Milunovic tenton të gjejë rrjetën duke goditur me kokë, por nuk ia del.

16’-Bllokoi Gjelbrim Taipin, dëmtohet Lorenco Vila. Ndeshja ndalet për pak momente, lojtari i Teutës merr ndihmën mjekësore.

11’-Goool! Hebaj i jep avantazhin ekipit të Teutës. Pas krosimit nga Peposhi, Hebaj godet topin me kokë dhe realizon.

Nis sfida Teuta-Kukësi në “Niko Dovana”

Formacionet zyrtare

TEUTA (4-2-3-1): Qirko; Idrizaj; Jazxhi; Ivanovic; Kotobelli; Daja; Aleksi; Peposhi; E.Vila; L.Vila; Hebaj.

Trajner: Renato Arapi.

KUKËSI (4-4-2): Xhika; Bytyçi; Marku; Pëllumbi; Ndreca; Gligorov; De Lucas; GJ. Taipi; Musta; Bahtiri; Milunovic.

Trajner: Diego Longo.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency