Connect with us

Hi, what are you looking for?

Boks

VIDEO/ Hile apo zgjuarsi taktike? Boksieri hedh në tokë kundërshtarin pas takimit të dorezave

Një ndeshje boksi e zhvilluar në Californi mes Ruben Torres dhe Cristian Baez ka nxitur reagime të shumta në komunitetin sportiv duke qenë se Torres fitoi ndeshjen në raundin e shtatë pasi me një goditje dinake shtriu përtokë kundërshtarin e papërgatitur.

Befasisht, sapo nisi raundi i shtatë, Baez afrohet në mes të ringut për të përplasur dorezat para se të niste dyluftimi mirëpo Torres gjen mundësinë me kundërshtarin e pambrojtur dhe e godet duke e hedhur në tokë. Arbitri i jep fitoren Torres ndërsa edhe gjyqtarët e konsiderojnë të rregullt me Torres që ia doli të ruante statusin e të pamposhturit në kategorinë e peshave të lehta.

Pas sfidës, Torres theksoi se rregulli numër një i boksit është që duhet të ruhesh gjithmonë dhe të qëndrosh vigjilent ndaj kundërshtarit. Megjithatë, ky veprim ka hapur diskutime të shumta në rrjetet sociale nëse gjesti i Torres mund të konsiderohet si një zgjuarsi taktike apo një hile që nuk mund të aprovohet dhe të kalojë pa u ndëshkuar.

Gjithsesi, interesant është fakti se veprimi dinak i Torres nuk është i pari në historinë e boksit, pasi në një mënyrë të ngjashme edhe Floyd Mayweather nxorri K.O, Ortiz në vitin 2011.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...