Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Historia përsëritet, Xhaka-Shaqiri gati për “predhat” e radhës ndaj Serbisë

Brazil, Zvicër dhe Serbi sërish në të njëjtin grup Botërori, njësoj si në Rusi 2018. Para katër vitesh e kompletonte Kosta Rika grupin E, ndërsa në Katar 2022 janë pjesë e grupit G bashkë me Kamerunin.

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri do të sfidojnë sërish serbët. Katër vite më parë mposhtën “armiqtë” me përmbysje, duke i dhuruar Zvicrës triumfin 2-1, vendin e dytë në grup dhe kualifikimin në raundin e 1/8-ve.

Ishte 22 qershori i vitit 2018 dhe në Kaliningrad zhvillohej një betejë e zjarrtë. Serbia mbylli pjesën e parë në avantazh, por perlat e Xhakës dhe Shaqirit zhytën serbët në lot dhe kualifikuan helvetët.

Dy lojtarët me origjinë shqiptare festuan golat e tyre me simbolin e shqiponjës, duke u dhuruar tifozëve shqiptarë një mbrëmje magjike dhe emocione të paharrueshme.

Zvicra do të përballet me Serbinë më 2 dhjetor (21:00) në “Stadium 974” të Dohës, me Xhakën dhe Shaqirin që kanë gati “predhat” e radhës ndaj kombëtares serbe.

[quiz-cat id=”297576″]

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...