Argjentina, ashtu si në Botërorin e vitit 2014 e eliminon Holandën në lotarinë e 11-metërshave. Por ndryshe nga tetë vite më parë, Messi me shokë shpërdoruan një avantazh prej dy golash për t’u futur në ankth në minutat e fundit, megjithatë ia dolën të ruanin qetësinë te penalltitë, duke triumfuar 4-3 (koha e rregullt dhe shtesat përfunduan 2-2).
Në Lusail u luajt një ndeshje me shumë emocione, edhe pse fillimi ishte shumë I kujdesshëm nga të dyja skuadrat. Shënoi Molina me asist të Messit në minutën e 35-të, ndërsa “Pleshti” e çoi rezultatin në 2-0 me penallti në të 73-tën. Në fundin e sfidës, Ëeghorst bëri mrekullinë duke realizuar dy gola, të dytin pasi kishte përfunduar edhe koha shtesë.
Gjithsesi, deri në minutën e 122-të nuk u shënuan gola të tjera, ndërsa te goditjet e penalltive për holandezët gabuan që në fillim Van Dijk dhe Berghuis, ndërsa për argjentinasit vetëm Fernandez. Në gjysmëfinale Argjentina do të përballet me Kroacinë.
Holandë – Argjentinë 2-2 (3-4 me 11-m)
Shënues: (Weghorst 83′, 111’/ Molina 34′, Messi 73′ 11-m)
Goditjet e penalltive:
Holanda 3 Argjentina 4
Van Dijk – Messi +
Berghuis – Paredes +
Koopmeiners + Montiel +
Weghorst + Fernandez –
Luuk de Jong + Lautaro +
111′ – Mrekulli e Holandës përtej kohës shtesë, Weghorst barazon rezultatin, Messi me shokë në stres, 2-2.
88′ – Momente tensioni në fushë, Van Dijk ndëshkohet me të verdhë.
83′ – I sapofutur në fush, Wegorst shënonme kokë, ndizen shpresat e Holandës.
73′ – Një penallti e shkaktuar me naivitet nga Dumfiries i jep mundësi Messit të dyfishojë rezultatin, Holandës i duhet një mrekulli.
34′ – Zhbllokohet sfida e “Lusail Stadium”, Messi nxjerr përballë portierit me një asist perfekt Molinën, që nuk gabon, 0-1.
Holanda dhe Argjentina me më të mirët në fushën në përplasjen e dytë çerekfinale të Kupës së Botës, “Katar 2022”. Eksperti i “tulipanëve”, Louis van Gaal, besnik i rreshtimit 3-5-1-2, i beson në vijën e parë të sulmit dyshes Bergwijn – Gakpo. Nuk ndryshojnë repartet e tjera me Timber-Van Dijk-Ake në mbrojtje, ndërsa në mesfushën me pesë rreshtohen Dumfries e Blind, ndërsa në qendër De Jong, De Roon dhe Depay, me këtë të fundit pas dyshesh sulmuese.
Edhe formacioni i Argjentinës nuk pëson ndryshime nga ndeshja paraardhëse, me Messin pikë referimi në sulm.
