Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Holanda “i jep topin” SHBA-së, por e mposht 3-1, skuadra e parë çerekfinaliste

Holanda kualifikohet me lehtësi në çerekfinale të Botërorit, pasi mposhti 3-1 Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që edhe pse patën më shumë kontrollin e topit, si dhe raste për shënim, u mungoi përvoja në nivele të tilla. Thuajse 60% të kontrollit e pati SHBA-ja, por Holanda e Vag Gaalit u shfaq cinike, duke e ndëshkuar fillimisht me Depay-n dhe Blind dhe pas golit të Wright, me rrjetën e Dumfries.

Një Holandë pa shumë shkëlqim, me limite në lojën e saj, por me një strateg në stol si Van Gaal, që i beson më shumë mbrojtjes, duke luajtur i tërhequr, për ta goditur kundërshtarin në momente të caktuara.

Holanda do të përplaset në çerekfinale me fituesen e çiftit Argjentinë – Poloni.

Holandë – SHBA 3-1 (Depay 10′, Blind 45+1′, Dumfries 81′, Wright 76′)

81′ – Reagon shumë shpejt Holanda, Dumfries, i pambuluar në shtyllën e dytë, nuk fal, 3-1.

76′ – Rihap ndeshjen SHBA-ja, gol disi rokambolesk i Wright pas asistit të Pulisicit, 2-1.

75′ – Gabon në pasim Depay, Dymfries shmang golin thuajse në vijën fatale.

71′ – Çfarë humbet Depay, fare pranë portës, godet me kokë, por pret portieri.

 48′ – Niste me rast të pastër për amerikanët pjesa e dytë, me fat Holanda, topi largohet thuajse mbi vijën fatale.

40+1′ – Holanda shkon në dhomat e zhveshjes në epërsi të dyfishtë. Dumfries sërish protagonist me asist, këtë herë për Blind, që shënon një penallti në lëvizje, 2-0.

10′ – Në sulmin e parë të rrezikshëm, Holanda kalon në avantazh falë golit të Depay-t, 1-0. Meritë edhe e Gakpos dhe Dumfries.

3′ – Çfarë humbet Pulisic! Holandezët rreshtohen keq në mbrojtje, por futbollisti i Chelsea-t gabon përballë portierit.

 

Holandë – SHBA është sfida e parë e fazës së 1/8-ave të “Katar 2022”, e cila nis në orën 16:00. Tashmë trajnerët respektive, holandezi Van Gaal dhe amerikani Berhalter i kanë zyrtarizuar formacionet titullare si dhe rreshtimin fillestar për këtë përballje.

Memphis Depay, ashtu sikurse në sfidën ndaj Senegali, do të luajë luajë nga minuta e parë krah Gakpos, ndërsa pas dyshes sulmuese do të jetë Klassen.

Na krahu tjetër, amerikanët me rreshtimin 4-3-3, i besojnë tredhëmbëshit Pulisic-Ferreira-Ueah.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Featured

Aksionet e familjes Halili te Tirana dalin në shitje. Zyra e Përmbarimit privat Albase ka shpallur daljen në ankand të 66% të aksioneve të...

Serie A

Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu ka dhënë një intervistë për faqen humoristike sportive “Gli Autogol”, ku ka rrëfyer dhe aspekte të tjera të shokëve...