Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Holanda siguron biletën për në fazën e 1/8-tave, “Tulipanët” nuk tolerojnë Katarin

Holanda fiton edhe ndeshjen e tretë në Grupin A ndaj organizatorëve të Ekuadorit duke e mbyllur grupin në kuotën e shtatë pikëve. Tulipanët nuk hasën vështirësi dhe e mbyllën fazën e grupeve me një fitore 2-0 teksa golat u shënuan nga Cody Gakpo në pjesën e parë dhe mesfushori Frenk De Jong në fraksionin e dytë.

Katari rezistoi deri në minutën e 26-të, por një aksion model me pjesëmarrjen e Depayt dhe Klaassen, u përmbyll bukur nga talenti i “Tulipanëve” që konfirmoi formën e shkëlqyer në këtë Botëror. Për Gakpo ishte goli i tretë në këtë Botëror teksa 23-vjeçari është padyshim lideri i formacionit të trajnerit Louis Van Gaal.

Ndërkohë, në fraksionin e dytë, Holanda vendosi në “kasafortë” suksesin duke qenë se shënoi në minutën e 57-të golin e dytë me anë të Frenkie De Jong që u tregua më i shkathët se kundërshtarët në zemër të mbrojtjes.

Kështu, Holanda merr kualifikimin për në fazën e 1/8-tave aty ku e pret një përballje me vendin e dytë të Grupit B. Nga ana tjetër, Katari e mbyll këtu pjesëmarrjen në Botërorin e shtëpisë duke u larguar pa asnjë pikë në tre ndeshje, i pari vend organizator që regjistron një rekord kaq negativ.

Holandë-Katar 2-0

Kronika e ndeshjes: 

68′ Holanda gjen sërish rrugën e rrjetës, por VAR anulon festën pas një prekje të topit me dorë nga ana e Gakpo

50′ Goooool! Holanda dyfishon shifrat me anë të De Jong, shpërblehet këmbëngulja e holandezëve në zonën e Katarit

26′ Goooool! Përfundon rezistenca e Katarit, Gakpo shënon për Holandën pas një aksioni model ku u përfshinë edhe Depay me Klaassen

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...